Bajrami: Shkuarja e Kurtit në opozitë është nderi më i madh që i bëhet Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ndryshon dhe se largimi i tij nga pushteti do të ishte “nderi më i madh që i bëhet vendit”.

“Albin Kurti nuk ndryshon është i pandryshueshëm dhe LDK duhet të bëjë përpjekje maksimale që me arrit një rezultat të mirë në zgjedhje dhe me qenë partnere në një koalicion qeverisës i cili ka 80 numra që është në gjendje me zgjedh  edhe presidenten me një qeveri pa Albin Kurtin”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus, transmeton Klankosova.tv. 

Ajo ka theksuar se marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë dëmet më të mëdha politike që i ka shkaktuar vendit Albin Kurti.

“Unë besoj që largimi i Albin Kurtit, shkuarja e tij në opozitë është nderi më i madh që i bëhet vendit, marrëveshja e Brukselit dhe Ankesi i Ohrit janë dëmet më të mëdha, kolosale politike që i ka shkaktu Albin Kurti”, ka deklaruar Bjarami. 

The post Bajrami: Shkuarja e Kurtit në opozitë është nderi më i madh që i bëhet Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news