Tiktokeri dhe këngëtari, Meriton Rama i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova i cili njihet për këngët e tij në TikTok ku komentet e shikuesve i kthen në tekste satirike ka lansuar së fundmi këngën e tij “Tokë”.
Rama tha se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë që të publikojë këngën e tij si artist, transmeton klankosova.tv.
“Qëllimi im ka qenë gjithmonë me bë këngë si artist, TikTok-u ka qenë diçka që unë e kam nisë për ”fun”, kam mund ta shpreh kreativitetin tim. Për këngën pasi që TikTok vazhdoi me pasë sukses që unë se kam pritë, kisha oferta shumë të mira dhe vendosa me qit një këngë më në fund. Teksti është storyline, e ka një zhvillim, e ka një fillim një mes një fund”, tha ai.



