Opinionisti Labinot Balaj ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani po synon të krijojë perceptimin e një fryme të re politike, por sipas tij ende nuk ka sinjale për ndryshim rrënjësor të rezultatit zgjedhor.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Balaj tha se faktori Vjosa Osmani ndikon negativisht te Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, por jo në masë të madhe.
“Abdixhiku e Osmani janë duke tentu të krijojnë percepsionin që është ndërtu fryma pro tyre, megjithatë nuk ka ndodhë ndonjë zhvillim që sugjeron që do të ketë transformim radikal të rezultatit në disfavor apo favor të Kurtit. Po është faktori Vjosë që e dëmton zotri Kurti, gjegjësisht Lëvizjen Vetëvendosje por jo në mënyrë drakonike”, deklaroi Balaj.
Sipas Balajt, përveç ndikimit te Vetëvendosje, ekzistojnë edhe faktorë që mund të jenë në disfavor të koalicionit ndërmjet Osmanit dhe Abdixhikut.
“Pakënaqësia e brendshme prej eksponentëve që janë në hierarkinë e lidershipit të LDK-së si Avdullah Hoti, profesoresha Hykmete Bajrami dhe deputeten e re Janina Ymeri. Ky kontingjent i njerëzve kanë njëfarë sentimenti anti-Vjosë në LDK”, deklaroi Balaj. /Klankosova.tv



