Banjska, barrë e madhe politike e pushtetit në SerbiSinjali

Derisa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin që përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të dalin para drejtësisë, i dyshuari kryesor, Milan Radoiçiq, në Serbi vazhdon të jetë i lirë. Beogradi zyrtar hedh poshtë pretendimet se bëhet fjalë për kriminalitet dhe pohon se Radoiçiq ndodhet në listën e kuqe të Interpolit “për shkak të Kosovës”.

Opozita proevropiane vlerëson se Banjska është shndërruar në një nga barrat më të mëdha politike të pushtetit në Beograd, pasi Perëndimi dhe Prishtina këmbëngulin në ndjekjen penale të përgjegjësve që ndodhen në Serbi.

Beogradi vazhdon të refuzojë kërkesat e Bashkimit Evropian për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë për sulmin e armatosur në Banjskë të shtatorit 2023, çështje që mbetet një nga temat e hapura në procesin e integrimit evropian të Serbisë. Ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni kërkojnë ndjekjen penale të përgjegjësve, Milan Radoiçiq ndodhet i lirë në Serbi dhe ka vendbanim të regjistruar në Beograd.

Për Radoiçiqin, një nga të dyshuarit kryesorë për sulmin në Banjskë, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar i kuq nga Interpoli. Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Radoiçiq nuk kërkohet për vepra kriminale, por “për shkak të Kosovës”, RTK.

“Milan Radoiçiq është në listën e kuqe të Interpolit për shkak të Kosovës, e jo për shkak të kriminalitetit”, tha Vuçiq.

Edhe pse Beogradi zyrtar pretendon se bëhet fjalë për përndjekje me motive politike, vetë Milan Radoiçiq ka marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin e grupit që mori pjesë në sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Kundër tij, në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd zhvillohet procedurë penale për disa vepra, përfshirë edhe veprat kundër sigurisë së përgjithshme. Gjatë marrjes në pyetje ai i ka mohuar akuzat, pas së cilës është liruar që të mbrohet në liri, me detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në polici. Deri më sot, procedura nuk ka marrë epilog gjyqësor.

Ndryshe nga qëndrimi i Beogradit zyrtar, një pjesë e opozitës konsideron se pushteti po e relativizon përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, i cili shihet si një nga barrat më të mëdha politike të Serbisë.

Deputeti i opozitës nga Lëvizja Popullore e Serbisë, Aleksandar Ivanoviq, vlerëson se Banjska mbetet një nga çështjet kyçe të pazgjidhura në marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Pala shqiptare në Kosovë, si çështje prioritare, kërkon Banjskën dhe ekstradimin e të gjithë atyre që morën pjesë në atë sulm e që ndodhen në Serbi”, tha Ivanoviq.

Radoiçiq, së bashku me biznesmenin kontrovers nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, tash e më shumë se katër vjet ndodhet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pavarësisht kësaj, Beogradi zyrtar i hedh poshtë këto cilësime.

Ivanoviq vlerëson se Banjska sot është një nga barrat më të mëdha politike për pushtetin në Beograd dhe se pasojat e saj shkojnë përtej dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Banjska aktualisht është një pengesë e madhe për pushtetin në Beograd. Nuk është e lehtë të ndiqen penalisht apo të ekstradohen këta njerëz, sepse ata mund të bëhen dëshmitarë të mbrojtur dhe të flasin jo vetëm për Banjskën, por edhe për shumë raste të tjera. Prandaj, Banjska nuk është vetëm pengesë në negociatat me Bashkimin Evropian, por edhe një barrë e madhe për qytetarët e Serbisë”, tha Ivanoviq.

Në kohën e sulmit në Banjskë, Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi zyrtar, ndërsa pas sulmit dha dorëheqje.

Parlamenti Evropian, në projekt-raportin e tij vjetor për Serbinë, përsëriti pritjen që Beogradi të bashkëpunojë plotësisht me Kosovën në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të vihen para drejtësisë, duke shprehur keqardhje që Serbia deri më sot nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit, në radhë të parë Milan Radoiçiqin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news