Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikon Raportin e Stabilitetit Financiar nr. 21

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar edicionin e 21-të të Raportit të Stabilitetit Financiar, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar të vendit.

Sipas raportit, ekonomia e Kosovës u rrit me 4.4% në vitin 2024, ndërsa inflacioni ra në 1.6%. Për vitin 2025 parashikohet rritje prej 4.1% dhe inflacion mesatar prej 3.3%.

Sektori bankar shënoi rritje të kreditimit prej 18.3%, ndërsa stresi financiar mbetet i përballueshëm falë kapitalizimit dhe likuiditetit të lartë. BQK thekson rëndësinë e politikës makroprudenciale për përballjen me sfidat ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Latest news
Related news