Banorët nisën ditën me këngën e Ilir Shaqirit “Pavarësia” – uruan Kosovën për 17 vjetorin

Ditën e sotme (e hënë) shënohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë nisur ditën me energji, me këngën “Pavarësia” të Ilir Shaqirit.

Ata u zgjuan direkt nga gjumi me t’u lëshuar kënga, ku Gjesti filloi të këndonte e të duartrokiste.

Foto: Screenshot/Instagram

Atij iu bashkuan edhe të tjerët, derisa Valbona Mhilli hipi mbi shtrat duke kërcyer.


Të gjitha lajmet nga Gjesti

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Gjesti

“Urime Pavarësia Kosovë”, thanë secili nga konkurrentët e atij reality shou.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit u panë të lumtur e më së shumti Gjesti, i cili ka origjina nga Kosova, gjegjësisht Peja.

Në Kosovë ndërkohë janë shënuar aktivitete të shumta me rastin e kësaj dite të veçantë për popullin. /Telegrafi/

The post Banorët nisën ditën me këngën e Ilir Shaqirit “Pavarësia” – uruan Kosovën për 17 vjetorin appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news