Barcelona kërkon titullin spanjoll në El Clasico, Flick: “Është e pazakontë të fitosh dy vjet rresht”

Barcelona mund t’i japë vetes shansin më të mirë të mundshëm për t’u bërë kampion i Spanjës për herë të njëzet e nëntë në historinë e saj: në Camp Nou dhe në El Clasico.

Blaugranet do të ketë nevojë vetëm për një pikë kundër Real Madridit për të vulosur matematikisht titullin me tre ndeshje të mbetura. Hansi Flick, në hyrjen e tij për super ndeshjen kundër Los Blancos, foli për situatën aktuale midis dy ekipeve, transmeton Klankosova.tv.

 

Nuk është normale të fitosh dy vite rrjedhëse

“Jam i përqendruar vetëm në këtë ndeshje, e cila është e veçantë për të gjithë. Është e rëndësishme për klubin, tifozët, lojtarët, stafin. Ne duam një titull të dytë radhazi. Duke pasur parasysh nivelin e La Ligës, nuk është normale të fitosh dy vite radhazi.”

 

Mbappe është më i miri në botë

“Real Madrid luan më mirë pa Mbappé? Ju lutem, le të flasim për një nga më të mirët në botë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, është i rrezikshëm në çdo situatë, si brenda ashtu edhe jashtë zonës. Ai është më i miri në pozicionin e tij.”

El Clasico zhvllohet të dielën në ora 21.00, dhe transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion.

Latest news
Related news