Barcelona shpreh interesim për Harry Kane?

Barcelona ka nisur të eksplorojë opsionet për përforcimin e repartit ofensiv, në një periudhë kur klubi katalanas po mendon për të ardhmen pa Robert Lewandowskin.

Një nga emrat që ka dalë në krye të listës së drejtuesve është sulmuesi anglez Harry Kane.

Sipas GOAL Barcelona ka bërë një kontakt fillestar për të kuptuar nëse kapiteni i Anglisë do të ishte i hapur për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi 31-vjeçar mbetet një objektiv serioz për Barcelonën, për shkak të formës së tij të lartë dhe përvojës së madhe në nivelin elitar të futbollit evropian.

Kontrata e tij me Bayernin është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa negociatat për rinovim janë ende të hapura dhe pa marrëveshje përfundimtare.

Sipas raportimeve, Kane kërkon një zgjatje deri në vitin 2030, ndërsa klubi gjerman aktualisht ofron vetëm një marrëveshje me dy vite shtesë.

Barcelona po e sheh këtë situatë si një mundësi potenciale, në rast se palët nuk arrijnë marrëveshje pas përfundimit të Kupës së Botës.

Sipas planeve të Barcelonës, kërkimi për një sulmues të ri është i lidhur ngushtë me filozofinë e Flickut, ku intensiteti pa top dhe angazhimi në fazën defensive konsiderohen po aq të rëndësishme sa golat.

 

Latest news
Related news