Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm, por drejtësia është vonuar 27 vjetSinjali

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka vlerësuar se procedurat për ngritjen e aktakuzës lidhur me masakrën ndaj familjes Jashari në Prekaz përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, por ka theksuar se ky proces është vonuar tej mase.

Ai tha se institucionet e drejtësisë është dashur të vepronin shumë më herët për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

“Është real që është vendim shumë i vonuar. Unë e di që në vitin 2000, 2001, 2003, 2004 ka qenë UNMIK-u këtu që ka udhëhequr, tana Eulexi në 2008 nëse nuk gaboj, është bërë bartja e gjyqësorit prej këtyre. Është vendim i vonuar shumë, shumë. I stërvonuar. Mbas 27 viteve, na doli gjumi, prokurorëve tanë që si hap dua me përshëndet më së pari, që kanë marrë këtë iniciativë, edhe si procedurë dua me përshëndet. Po shumë vonë na ka dalë gjumi, po më mirë vonë se kurrë”, deklaroi ai.

Sipas tij, përmes këtyre proceseve duhet të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krimet e kryera gjatë luftës.

Autorët e krimit që u krye në mars të vitit 1998 mbi familjen Jashari, pritet që së shpejti të listohen në një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

55 persona mbetën të vrarë, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari, i cili prej kohësh ishte bërë cak i shtetit serb.

Prokuroria Speciale e Kosovës, nuk ka ndarë shumë detaje rreth kësaj, por vetëm ka paralajmëruar se ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe se së shpejti do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se rasti është duke u trajtuar me prioritet dhe se shumë shpejt, do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news