Basti i Drake-s: Rrezikon 700 mijë dollarë për fitoren e Kanadasë ndaj Afrikës së Jugut

Vëmendja është përqendruar te ndeshja mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e vlefshme për fazën e 1/16-tave të Botërorit, e cila pritet të zhvillohet sonte në Inglewood duke nisur nga ora 21:00.

Përballja konsiderohet historike për të dyja kombëtaret, ndërsa interesimi është shtuar edhe jashtë fushës. Artisti i njohur kanadez, Drake, ka vendosur një bast prej 700 mijë dollarësh për fitoren e Kanadasë dhe kualifikimin e saj në fazën e 1/8-tave.

Drake është i njohur për bastet e tij me shuma të mëdha, por edhe për fenomenin e quajtur “Drake Curse” (Mallkimi i Drake), pasi shumë prej skuadrave apo sportistëve që ai ka mbështetur me baste kanë përfunduar duke humbur, transmeton Klankosova.tv.

Mbetet të shihet nëse këtë herë Kanadaja do t’i justifikojë pritshmëritë e artistit kanadez, apo “mallkimi i Drake” do të vazhdojë edhe në këtë përballje ndaj Afrikës së Jugut.

Latest news
Related news