Egjipti në ethe, Salah në rrezik të mungojë ndaj Australisë

Kombëtarja e Egjiptit mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në sfidën e 1/16 së finales së Kupës së Botës ndaj Australisë, pasi kapiteni Mohamed Salah është në dyshim për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasëm të kofshës (hamstring).

Sulmuesi 34-vjeçar u detyrua të largohej nga fusha gjatë barazimit 1-1 kundër Iranit, pasi ndjeu shqetësime fizike.

Mjeku i përfaqësueses egjiptiane, Mohamed Abou, konfirmoi se futbollisti kishte raportuar dhimbje, ndërsa ekzaminimet mjekësore zbuluan një tendosje në hamstring, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një njoftimi zyrtar, Federata Egjiptiane e Futbollit bëri të ditur se Salah ka nisur menjëherë programin e rikuperimit, megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse ai do të jetë në dispozicion për duelin ndaj Australisë, i cili do të zhvillohet më 3 korrik në Dallas.

Pavarësisht këtij shqetësimi fizik, Salah ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Egjiptit në këtë edicion të Kupës së Botës.

Deri më tani ai ka realizuar një gol dhe ka regjistruar dy asistime, duke dhënë kontribut të madh në kualifikimin e “Faraonëve” nga Grupi G si skuadra e dytë e renditur.

Latest news
Related news