Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka ndarë një mesazh të ngrohtë në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, Anesës.
Artistja publikoi fotografi të përbashkëta, të shoqëruar me një dedikim plot dashuri, ku e cilësoi nënën si “mbretëreshën e shtëpisë dhe zemrave tona”, transmeton Klankosova.tv.
“Gëzuar ditëlindjen mamit tim. Jemi me shumë fat që të kemi! Çdo gjë e mirë që kemi vjen nga dashuria, durimi dhe forca jote! Mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë, mami”, shkroi Dua.



