Alarm në Greqi: Peshku helmues me dhëmbë të mprehtë po përhapet në Mesdhe

Një specie peshku toksik me dhëmbë të mprehtë, që ngjajnë me ata të njeriut, po përhapet në Greqi pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Bëhet fjalë për silver-cheeked toadfish (Lagocephalus sceleratus), një peshk me trup në formë silureje (torpedo), i pajisur me dhëmbë të mëdhenj dhe jashtëzakonisht të mprehtë.

Përveç kafshimit të rrezikshëm, ai përmban edhe një neurotoksinë shumë të fuqishme të quajtur tetrodotoksinë, e cila mund të shkaktojë dështim të zemrës dhe mushkërive, duke e bërë këtë peshk të papërshtatshëm për konsum njerëzor.

Kjo specie zakonisht jeton në Oqeanin Indian, por besohet se ka kaluar përmes Kanalit të Suezit drejt Detit Mesdhe, e tërhequr nga ngrohja e ujërave.

Peshkatarët në Greqi tashmë po marrin pagesa nga shteti për kapjen e këtij peshku, i cili po migron drejt veriut në Mesdhe si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet greke bëjnë të ditur se deri më tani peshku nuk është parë në zonat ku turistët lahen në ishujt e vendit.

Megjithatë, javët e fundit ai ka shkaktuar probleme serioze për peshkatarët pranë brigjeve të Kretës dhe disa ishujve të tjerë, duke shqyer rrjetat e peshkimit.

Që nga e premtja, qeveria greke ofron 5.33 euro për çdo kilogram peshku të kapur, megjithëse kjo specie zakonisht gjendet në ujërat tropikale.

Është hera e parë që Greqia merr një masë të tillë, deklaroi ministri i Bujqësisë, Margaritis Schinas, ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, përpara nisjes së programit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news