Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdhaSinjali

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kalojnë një periudhë të ndjeshme dhe me sfida të shumta, duke përmendur edhe çështjen e gazit amerikan.

Vulaj tha se së fundmi janë shënuar disa fërkime në raportet dypalëshe, të cilat sipas tij kanë ndikuar në dinamikën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“[Çështja e gazit amerikan] nuk është dashtë me u bë, por është bërë një çështje e ndjeshme, edhe qysh prej Pavarësisë, është çështja më e rëndësishme kisha me thënë, në raport me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova kohëve të fundit ka pasur një seri fërkimesh me ShBA-në, që ka ndikuar në marrëdhëniet tona të përbashkëta, dhe kanë pasur disa shkundje, si për shembull pezullimi i MSC-së për një kohë, dhe tani pezullimi i dialogut strategjik. Besoj se jemi në një udhëkryq të rëndësishëm që ne duhet të kemi shumë kujdes”, deklaroi Vulaj në Klan Kosovë.

Ai shtoi se nëse Kosova nuk e gjen së shpejti zgjidhjen e duhur, sipas tij, vendi do të jetë në tryezën e presidentit amerikan, Donald Trump, e siç thotë ai, “jo për të mirë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news