Lewandowski transferohet te Chicago Fire

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është shumë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij, pasi pritet të bashkohet me skuadrën amerikane Chicago Fire në MLS.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa Lewandowski ka dhënë pëlqimin e tij për t’iu bashkuar klubit pas një vizite që kishte zhvilluar në qytet dhe te skuadra dy javë më parë, transmeton Klankosova.tv.

Transferimi i tij në Chicago Fire pritet të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme, ku sulmuesi polak do të nënshkruajë kontratën e re dhe do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në kampionatin amerikan MLS.

Lewandowski, i njohur si një nga sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit në futbollin evropian, pritet të jetë një prej emrave më të mëdhenj që i bashkohet ligës amerikane në vitet e fundit.

Latest news
Related news