Një rast i rëndë është shënuar sot në Jalë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën.
Siç raporton NOA.al, viktima me inicialet F.A. dyshohet se është rrëzuar në ambientet e shtëpisë, duke pësuar lëndime fatale, transmeton Klankosova.tv.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet po vijojnë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi rastin.



