Bay T, pavarësisht që në garë nuk qëndroi gjatë, duket se ia pa hairin Big Brother VIP Kosovës.
Këngëtarja mitrovicase ka vazhduar të jetë aktive në rrjete sociale, por edhe në muzikë. Pas daljes nga BBVK, ajo publikoi këngën “Nona” që shpejt mori mijëra klikime.
Burime për Prive Klan Kosova tregojnë se këngëtarja po planifikon edhe të paktën dy këngë të reja: një me Ermal Fejzullahun e tjetrën me Stresin.
“Jam mërzit” është hiti i padiskutueshëm i deritanishëm i këngëtares. Por, me gjithë këtë angazhim dhe bashkëpunime, duket që 2025-ta do të jetë vit i mirë për të.
The post Bay T po sjell hite me emra të mëdhenj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



