Bënë batuta të shumta, Ledion Liço reagon pas spektaklit: Nisur nga mesazhet shoh se të gjithë jeni të gatshëm të më ‘falni’ një teze

Në studion e Big Brother VIP Albania u krijua një situatë tejet qesharake mes Ledion Liços dhe Arbër Hajdarit.

Kjo pas takimit që Rozana Radi pati me mbesën, gjersa prezantuesi tha se janë me fat të gjithë ata që kanë teze e halla, por që personalisht nuk ka teze.

E më pas u shkaktua një batutë nga opinionisti, ku i tha se nëse do, do t’ia falë një.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledion Liço (@mr.ledionlico)

E gjithë kjo u bë virale në rrjete sociale dhe u komentua me të madhe nga njerëzit.

Ledioni së fundmi ndau një imazh në Instagram, teksa shtoi: “Mirëmëngjes Yje! Duke gjykuar nga mesazhet tuaja të gjithë jeni të gatshëm të më “falni” një teze”.


Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA - opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Lexo po ashtu
Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA – opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Tutje, ai u shpreh: “Nuk di ç’të mendoj për këtë. Ju dua!”.

Theksojmë se në spektaklin e së martës nga Big Brother u largua Krisa Çaushi. /Telegrafi/

The post Bënë batuta të shumta, Ledion Liço reagon pas spektaklit: Nisur nga mesazhet shoh se të gjithë jeni të gatshëm të më ‘falni’ një teze appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news