Dasma e vitit| Dua Lipa dhe Callum Turner në Siçili: 2.5 milionë dollarë – modë, histori dhe luks

Kur këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, 29 vjeç, dhe aktori britanik Callum Turner, 35 vjeç, konfirmuan fejesën e tyre në qershor 2025, u bë e qartë se dasma do të ishte një event madhështor. Por artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka tejkaluar pritshmëritë, duke organizuar një festë pesëditore mes Londrës dhe Siçilisë.

Sipas raportimeve, ceremonia ka përfshirë një rrugëtim luksoz nga një zyrë gjendjeje civile në Londër, me histori muzikore, deri te pallatet e ngrohta dhe elegante të Siçilisë, në stilin “la dolce vita”, transmeton Klankosova.tv.

Në kulmin e festimeve, Dua Lipa ka zbuluar edhe fustanin e saj të fundit të nusërisë, një krijim unik nga Chanel Haute Couture, i dizajnuar nga Matthieu Blazy në bashkëpunim me shtëpinë e modës.

Fustani është përshkruar si një vepër arti, e realizuar me mbi 1,155 orë punë artizanale, i zbukuruar me qindra mijëra rruaza dhe detaje të imta të punuara me dorë. Ai përfshinte gjithashtu një vel të gjatë të qëndisur dhe një bisht dramatik prej dy metrash, duke e bërë një nga krijimet më të veçanta të modës së nusërisë, transmeton Klankosova.tv.

Callum Turner, nga ana tjetër, u shfaq me një kostum elegant të Louis Vuitton, të dizajnuar nga Pharrell Williams, duke sjellë një stil të sofistikuar “agjent britanik”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ceremonia në Siçili

Festimet e dasmës së Dua Lipës dhe Callum Turner kanë vijuar në Siçili me një seri eventesh luksoze, ku çifti ka nisur zyrtarisht kapitullin sicilian të celebrimit të tyre.

Të mërkurën në mbrëmje, çifti mbërriti në Palermo me avion privat dhe u vendos në Villa Igiea, një hotel historik buzë detit me pamje panoramike mbi gjirin e qytetit. Hoteli është i njohur edhe për adhuruesit e televizionit, pasi ka shërbyer si vendxhirim për serialin “The White Lotus”.

Për organizimin e gjithë festimeve shumëditore, Dua Lipa ka bashkëpunuar me planifikuesen e njohur italiane të dasmave, Alessandra Grillo, e cila ka organizuar më parë dasma të profilit të lartë për figura si Chiara Ferragni dhe Fedez.

Pritja në Palazzo Gangi

Para ceremonisë kryesore, çifti organizoi një mbrëmje mirëseardhjeje në Palazzo Gangi, një pallat historik barok i ndërtuar nga fisnikëria siciliane gjatë shekujve XVII dhe XVIII. Ky ambient është bërë i famshëm botërisht pasi ka shërbyer si skenë xhirimi për filmin klasik “Il Gattopardo” (The Leopard) të vitit 1963 nga Luchino Visconti.

Brenda sallave madhështore me dysheme mermeri të zbukuruar me motive leopardi, Dua Lipa u shfaq me një fustan të veçantë nga Bottega Veneta, i dizajnuar nga Louis Trotter. Fustani kishte shpinë të hapur, teksturë karakteristike “intrecciato” dhe një fund sirene të zbukuruar me pupla të bardha.

Ajo kompletoi pamjen me bizhuteri luksoze nga Bulgari High Jewellery, përfshirë një qafore “Serpenti” me diamante, oniks dhe tanzanit, si dhe ora dhe vathë nga e njëjta linjë ikonike, e cila simbolizon fuqinë dhe transformimin.

Dua Lipa and Callum Turner celebrate wearing Chanel and Louis Vuitton respectively

Atmosfera dhe të ftuarit

Në mbrëmje u shërbyen kokteje klasike si martini dhe Aperol Spritz, ndërsa në ambient u krijua një atmosferë elegante dhe nostalgjike.

Në listën e të ftuarve ishin emra të njohur të botës së muzikës dhe modës si Charli XCX, Mark Ronson, Harry Styles dhe Donatella Versace.

Festimet u zhvilluan në zonën e Bagherias, një qytet historik që dikur ishte pjesë e zonave të njohura për ndikim mafioz, por që sot është kthyer në një destinacion të qetë dhe të pasur me kulturë, kopshte me agrume dhe arkitekturë baroke, transmeton Klankosova.tv.

Para fundjavës madhështore të dasmës në Itali, historia e dashurisë së Dua Lipës dhe Callum Turner u zyrtarizua aty ku gjithçka nisi: në Londër.

Më 31 maj, çifti u martua në mënyrë të qetë në Old Marylebone Town Hall, një ndërtesë historike e regjistrimit civil në Londër, e njohur për lidhjet e saj me historinë muzikore britanike. Aty më parë kanë zhvilluar ceremonitë e tyre edhe emra si Paul McCartney, Ringo Starr dhe Liam Gallagher.

Për ceremoninë civile, Dua Lipa zgjodhi një pamje elegante dhe simbolike: një kostum nusërie me ngjyrë blu të hapur nga Schiaparelli, si homazh ndaj stilit alternativ të viteve ’60 dhe ikonës Bianca Jagger. Pamjen e kompletoi me këpucë Christian Louboutin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Si u njohën

Edhe pse rrugët e tyre ishin kryqëzuar për herë të parë shkurt në River Cafe në Londër, romanca e vërtetë nisi në një festë të një miku të përbashkët në Los Angeles.

Në një moment thuajse filmik, ata zbuluan se po lexonin të njëjtin libër – “Trust” nga Hernan Diaz.

Kur kuptuan se kishin përfunduar të njëjtin kapitull, Callum Turner tha: “Pra, jemi në të njëjtën faqe”.

Dy vite më vonë, ata hapën një faqe të re së bashku, duke nisur jetën si burrë e grua./Klankosova.tv

Unpacking Dua Lipa And Callum Turner's Already Captivating Couple Style |  British Vogue

Latest news
Related news