Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundit për vitin shkollor dhe akademik 2025/2026, të cilat tregojnë një rënie të përgjithshme të numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar dhe të studentëve në arsimin e lartë, ndërsa rritje është shënuar vetëm në edukimin parashkollor.
Sipas raportit, numri i fëmijëve të regjistruar në çerdhe dhe institucione parashkollore ka shënuar rritje, duke arritur në 35,948 fëmijë, që është 1,910 më shumë se në vitin paraprak. Nga këta, 67.9 për qind ndjekin institucionet publike, ndërsa 32.1 për qind janë të regjistruar në sektorin privat.
Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, ASK ka regjistruar rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Në vitin shkollor 2025/2026 janë regjistruar 198,639 nxënës, krahasuar me 208,515 një vit më parë. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 97.8 për qind, vijojnë mësimin në shkollat publike.
Rënie është evidentuar edhe në arsimin e mesëm të lartë, ku këtë vit janë regjistruar 62,085 nxënës, nga 63,551 sa ishin në vitin paraprak. Megjithatë, të dhënat tregojnë një rritje të lehtë të përqindjes së nxënësve në sektorin privat.
Edhe arsimi i lartë ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të studentëve. Sipas ASK-së, në vitin akademik 2025/2026 janë regjistruar 64,671 studentë, krahasuar me 64,817 një vit më parë.
Nga numri total i studentëve, 52.9 për qind studiojnë në universitetet publike, ndërsa 47.1 për qind ndjekin institucionet private. Të dhënat tregojnë se universitetet publike kanë pësuar rënie të lehtë, ndërsa sektori privat ka shënuar rritje.
ASK vlerëson se trendi i rënies së përgjithshme në arsimin parauniversitar dhe të lartë lidhet me ndryshimet demografike në vend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



