Bishti i maces fiton titullin e rekordeve Guinness

Një mace nga Minesota e ShBA-së ka hyrë në librin e rekordeve Guinness për bishtin më të gjatë të një maceje shtëpiake, me gjatësi prej 47 centimetrash.

Pasi veterinari e vuri re gjatë vizitës së parë, Amanda Cameron dhe fëmijët e saj kërkuan në librin e rekordeve dhe zbuluan se bishti i Pugsley Addams kishte thyer rekordin.

“Maca e moshës dyvjeçare është shumë e qetë dhe miqësore. Ajo është e njohur në komunitet për karakterin e saj të dashur dhe shoqërues, dhe shpesh quhet “personazh i famshëm vendas”, tha Amanda.

The post Bishti i maces fiton titullin e rekordeve Guinness appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news