Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve (GPRS), më 31 janar ka pasur një rënie të qarkullimit ditor prej 46.29 për qind në tetë rrjetet kryesore të supermarketeve, krahasuar me ditën paraprake.
DAP raportoi se të premten është regjistruar një qarkullim prej 114.293.367 denarësh (1.83 milion eurosh), ndërsa të enjten, më 30 janar, qarkullimi ishte 212.782.151 denarë (3.4 milionë euro).
“Sipas analizës krahasuese të të dhënave, më 31 janar 2025, krahasuar me 24 janar 2025, është regjistruar një rënie prej 46.59 për qind në qarkullimin total në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve”, deklaruan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
DAP njoftoi se do të vazhdojë me monitorime dhe analiza të tilla dhe do t’i publikojë të gjitha të dhënat që do të kenë ndikim në ekonominë e vendit.
Kjo rënie e qarkullimit lidhet me bojkotin e qytetarëve ndaj supermarketeve,
në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
Gjatë të premtes, shumica e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut shmangën blerjet gjatë gjithë ditës në zinxhirët e mëdhenj të marketeve, ndërsa disa të tjerë kufizuan shpenzimet vetëm në produktet bazë.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha të shtunën se inspektorët po vazhdojnë kontrollet në të gjitha marketet kryesore në vend.
“Po, të gjithë kanë dalë në terren. Më shumë informacione do të ketë ditën e hënë. Mund të them se jemi pothuajse në të gjitha supermarketet kryesore dhe po bëhet një analizë e detajuar”, deklaroi Mickoski përpara gazetarëve.
Qeveria, gjithashtu, planifikon të ulë taksat parafiskale, që, sipas Mickoskit, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve.
Nisma për bojkot nisi më 28 janar. Fillimisht, nisma u ndërmor në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50 për qind të shitjeve në të gjithë vendin.
Thirrje të ngjashme për bojkotin e supermarketeve më 31 janar u bënë edhe në Serbi, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni.
Në Maqedoninë e Veriut, u shpërndanë pamflete me thirrje “Bojkoto marketet”, kurse në rrjetet sociale u krijuan grupe që u bënin thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte për të paktën një ditë, raporton REL.
Në Maqedoninë e Veriut, paga minimale është 22.567 denarë (367 euro). Ndërsa shporta minimale e shpenzimeve për një familje katër anëtarëshe në muajin janar arriti në 63.252 denarë (1.027 euro).
Në Mal të Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41 për qind, sipas të dhënave nga Enti i Statistikave në këtë vend.
Në anën tjetër, zinxhirët tregtarë, gjykuar nga deklaratat tatimore, shënuan rritje prej 40 deri në 50 për qind të qarkullimit në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



