Policia jep detaje për rrokullisjen e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet një pjesë e rrugësSinjali

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas konfirmimit, në aksident është përfshirë një kamion i ngarkuar me zhavorr, i cili është vetaksidentuar rreth orës 09:20, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58.

Si pasojë e aksidentit, ngarkesa e automjetit është shpërndarë në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

“Sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58, ka ndodhur një vetaksident trafiku me dëme materiale. Në aksident është përfshirë një automjet transportues i ngarkuar me zhavorr. Si pasojë e aksidentit ngarkesa është shpërndarë në rrugë. Sipas njoftimit nga njësitë në terren për momentin qarkullimi në këtë segment të autostradës është i kufizuar vetem me një shirit rrugor ndërsa njësitet policore dhe ekipet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lirimin e plotë të qarkullimit. Policia e Kosovës u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik për respektim të rregullave të trafikut”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news