Botërori 2026: Këto janë kombëtaret që u eliminuan në fazën e grupeve

Faza e grupeve në Botërorin 2026 po i afrohet fundit, ndërsa emocionet, dramat dhe befasitë kanë shoqëruar ndeshjet e deritanishme të turneut më të madh të futbollit në botë.

Deri më tani, tetë kombëtare i kanë dhënë fund aventurës së tyre në Botërorin 2026, mes eliminimeve që kanë tërhequr më së shumti vëmendje janë ato të Turqisë dhe Çekisë, të cilat konsideroheshin si skuadra me potencial për të avancuar më tej në garë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, rrugëtimin e tyre në këtë edicion të Kupës së Botës e kanë mbyllur edhe Katari, Haiti, Curaçao, Tunizia, Jordania dhe Panamaja.

Më poshtë gjeni renditjen aktuale në të gjitha grupet:

 

Megjithatë, gara mbetet plotësisht e hapur për shumë kombëtare të tjera.

Formati i ri me 48 ekipe u jep mundësi kualifikimi jo vetëm dy skuadrave të para të secilit grup, por edhe tetë vendeve të treta më të mira, duke e bërë luftën për një vend në fazën e eliminimit direkt edhe më interesante deri në ndeshjet e fundit të grupeve.

Latest news
Related news