Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se Kompania e Materieve të Rrezikshme e Gardës Kombëtare ka përfunduar me sukses trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë, duke rritur kapacitetet për reagim në situata emergjente.
Sipas FSK-së, trajnimi kishte për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të kësaj kompanie për ngritjen, sistemimin, funksionalizimin dhe operimin me sistemin e dekontaminimit të viktimave në masë në rastet e incidenteve me materie të rrezikshme.
FSK thekson se me këtë sistem të sofistikuar, njësia është e gatshme të ofrojë ndihmë për qytetarët në çdo incident masiv me numër të madh viktimash.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e gatshme që të ndihmojë dhe mbështesë të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



