Kosova pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të golfit “Macedonian Amateur Open”

Kosova ka nisur sot rrugëtimin e saj në turneun ndërkombëtar të golfit Macedonian Amateur Open 2026, duke shënuar për herë të parë pjesëmarrjen në këtë kampionat amator që nga themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës.

Në këtë edicion marrin pjesë 69 golfistë nga 9 shtete të ndryshme, ndërsa Kosova përfaqësohet me një delegacion prej 13 garuesish, duke qenë një nga përfaqësueset më të mëdha të turneut, transmeton Klankosova.tv.

Eventi po mbahet në ambientet e St Sofia Golf Club në Bullgari.

Federata e Golfit e Kosovës ka bër të ditur se në këtë event përfaqesohen nga: Fatmir Buqani, Veton Zeqiri, Indrit Dauti, Berat Memaj, Kreshnik Dauti, Ardrit Beqiri, Eugen Kryeziu, Leo Kryeziu, Idriz Iseni, Lulzim Vehapi dhe Ismet Miftari, ndërsa të ulur janë Bilal Vehapi dhe Ahmet Beqiri.

 

Latest news
Related news