Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është finalizuar operacioni antidrogë, i koduar “Implikimi”.
Në pranga ka rënë një 35-vjeçar që u kap në Bërzhitë, me lëndë narkotike me vete, me qëllim shitjen e tyre.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën: 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike lokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike kannabis sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
“Lëndët dhe paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e të arrestuarit. Nga hetimet dyshohet se ai i kishte siguruar lëndët narkotike, me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti”, thuhet në njoftim.
Policia e Shqipërisë gjithashtu ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të 35-vjeçarit./Klankosova.tv



