Testi i Arritshmërisë është zhvilluar sot në Kosovë, ku nxënësit semimaturantë nga i gjithë vendi matën njohuritë e tyre.
Vetëm pak minuta pasi filloi testi, pyetjet kanë nisur të qarkullojnë në grupet e krijuara në rrjetet e ndryshme sociale të komunikimit, transmeton klankosova.tv.
Në grupet e krijuara në Viber, nxënësit kanë gjetur forma të ndryshme të organizimit të shpërndarjes së testit varësisht grupit që i takon ai duke krijuar ‘chat room’ të ndryshme.
Përndryshe, sot në këtë test po marrin pjesë rreth 23 mijë semimaturantë.
Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri ka dhënë detaje të tjera në lidhjen direkte të lajmeve.
Ndiqni videon në vazhdim:



