Manchester United ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, duke hyrë zyrtarisht në garë për një nga emrat më të kërkuar të merkatos së verës.
Sipas raportimeve të gazetarit Marqoss, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejtë me agjentin e futbollistit për të diskutuar mundësinë e një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës, transferon Klankosova.tv.
Manchester United have joined the race for Julián Álvarez after making direct contact with the forward’s agent.
Barcelona, Arsenal and Paris Saint-Germain are also interested in the Argentina international.
United’s return to the Champions League and strong financial… pic.twitter.com/xBcibTUdJQ
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 26, 2026
Megjithatë, Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë sigurimin e shërbimeve të 26-vjeçarit, pasiqë interesim serioz për yllin e Argjentinës kanë shfaqur edhe Barcelona, Arsenali dhe Paris Saint-Germain, duke e bërë garën për nënshkrimin e tij mjaft të fortë.
Rikthimi i “Djajve të Kuq” në Champions League së bashku me stabilitetin financiar të klubit, i kanë dhënë Manchester United një avantazh të rëndësishëm në përpjekjet për të bindur lojtarin që ta vazhdojë karrierën në Premier League.
Mbetet të shihet nëse Manchester United do të arrijë një marrëveshje me sulmuesin argjentinas dhe klubin e tij, pasi interesimi për Alvarezin pritet të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës.



Manchester United have joined the race for Julián Álvarez after making direct contact with the forward’s agent.