Bosnja dhe Hercegovina arkëtoi tri pikë të rëndësishme pas fitores 3-1 ndaj Katarit, duke u afruar shumë me kalimin në raundin tjetër nga Grupi B.
Alajbegovic, autogoli i Abunada dhe Mahmic realizuan për boshnjakët, të cilët tani kanë grumbulluar katër pikë në grup. Golin e vetëm për Katarin e shënoi veterani Al Haydos.
Me këtë sukses, Bosnja dhe Hercegovina e ka fatin në duart e saj dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në fazën tjetër të garës.



