Banka për Biznes (BpB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar marrëveshje të re kredie në vlerë prej 4.5 milionë euro, e që synon të mbështesë të rinjtë sipërmarrës dhe bizneset inovative që investojnë në teknologji digjitale dhe të gjelbra, raporton Ekonomia Online.
Në hapje të ngjarjes, Drejtoresha Ekzekutive e BpB-së, Mimoza Godanci, theksoi rëndësinë e inovacionit dhe bashkëpunimit në ndërtimin e së ardhmes.
“Është kënaqësi t’iu mirëpresim sot që është një ditë dedikuar inovacionit ambicies dhe bashkëpunimit. Lead the Future është një thirrje që përmbledh atë për çfarë qëndrojmë dhe besojmë e ardhmja nuk pritet por ndërtohet. Për të siguruar që planet tuaj gjejnë mbështetje edhe nga dy projektet sot. Fakti që ndërmarrësit e rinj mund të trokasin në një derë, na bënë të jemi në krye të punës së bizneseve dhe ta jetësojmë përjetësisht emrin e BpB. Për bizneset jemi në top, bizneset që kemi financuar kanë evidentuar që kanë bërë ndikim kanë rritur 30 për qind të ardhurave dhe rritjen e punëtorëve për 20 për qind. Sot kemi vendosur ta nënshkruajmë edhe një kontratë tjetër një 4.5 milionë ekstra. Në BpB ne besojnë që e ardhmja i takona tyre që guxojnë të bëjnë ndryshimin dhe krijojnë vlerë të qëndrueshëm duke nxitur inovacionin”, ka thënë Godanci Aliu.

Shef i BERZH në Kosovë, Sergiy Maslichenko, vlerësoi partneritetin me BpB-në si model bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik:
“Është nder që të qëndroj këtu me partnerin tonë të çmuar, BpB. Kemi një punë më të rëndësishme për te ndihmuar sipërmarrësit e rinj dhe vendin në digjitalizim. Siç u tha, tashmë kemi filluar partneritetin tonë. Sot po shënojnë arritjet e para, duam të vazhdojnë bashkëpunimin tonë, do të nënshkruajmë edhe 4,5 milionë shtesë ku do të ndihmojë edhe më shumë sipërmarrësit e rinj të përfitojnë nga ky program. BpB ishte e para dhe e vetmja që ka nënshkruar një program të tillë. Këto programe paraqesin një qasje të përgjithshme, së pari është financimi, përdorimi edhe fonde të donatorëve por edhe për të mbështetur asistencën teknike por edhe shumicën prej jush ndërmarrje që imputoni projekte digjitale. Kjo qasje gjithëpërfshirëse ku mbështesim me financim bankat për biznese funksionon shumë mirë”, ka theksuar Maaslichenko.
Andrea Pestarino prezantoi temën “Aftësitë e nevojshme në epokën digjitale”, duke theksuar se digjitalizimi nuk ndryshon thelbin e proceseve, por mënyrën se si ato zhvillohen.
Ai shpjegoi se automatizimi është veçanërisht i rëndësishëm në prodhim, duke e bërë punën më efikase dhe të përshtatshme përmes teknologjisë.
“Digjitalizimi është fjalë kyçe që paraqet ndryshimin nga proceset në letër në vegla. Ne nuk e ndryshojmë thelbin e procesin por mënyrën se si po e zhvillojmë atë proces. Automatizimi më shumë i dedikohet prodhimit, është mënyra për të ndryshuar procesin i cili më përpara është zhvilluar manualisht tani me ndihmën e teknologjisë bëhet në mënyrë më digjitale dhe me te përshtatshme. Transformimi digjital është transformimi që një ndërmarrje e vogël e mesme e ka duke u zhvilluar nga fillimi i procesit është një valë e madhe që ndikon në çfarëdo që kemi brenda mureve të kompanisë sonë. Duke filluar tek blera deri tek formimi i shërbimeve mund të gjejmë mënyra për automatizim dhe digjitalizim. Ne vetëm po e ndryshojmë mënyrën se si mund të bashkëpunojnë njerëzit dhe robotët. Unë e përdori shumë inteligjencën artificiale por ende e kam një vend pune por duhet te ndryshojë mënyrë si të ndërveproj me ta”, u shpreh Pestarino.






