Brazili nuk dështon, mposht Japoninë me rezultat komod

Brazili ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me rezultat 2-1 në një ndeshje të luftuar.

Japonezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 29-të me golin e Kaishu Sano, duke befasuar pesë herë kampionët e botës, raporton Klankosova.tv.

Megjithatë, brazilianët reaguan në pjesën e dytë, ku Casemiro barazoi shifrat në minutën e 56-të.

Golin e fitores për brazilianët  e realizoi Gabriel Martinelli në minutat shtesë, duke vulosur triumfin dhe kalimin e Brazilit në rundin tjetër të Botërorit.

Latest news
Related news