Balaj: Zhvillimet politike mund ta çojnë Kosovën drejt një rruge pa shtegdalje (VIDEO)

Opinionisti Labinot Balaj ka vlerësuar se zhvillimet e fundit politike po e rikthejnë Kosovën në një situatë të ngjashme me atë pas proceseve të fundit zgjedhore.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Balaj tha se dinamika brenda partive opozitare po krijon një trajektore që e ekspozon vendin ndaj një skenari të përsëritur politik.

Kjo skicë brenda dy skizmave në dy partitë opozitare po na çon në një trajektore që na ekspozon para një skenari déjà vu, që i ngjan dy proceseve postzgjedhore, përkatësisht atij të shkurtit 2025 dhe dhjetorit të po atij viti. Ndoshta jemi para një skenari që për epilog ka një rrugë pa shtegdalje”, është shprehur Balaj, raporton Klankosova.tv.

Sipas tij, nëse vazhdon e njëjta qasje politike, vendi mund të përballet sërish me një bllokadë institucionale dhe mungesë të një zgjidhjeje të qartë politike.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Latest news
Related news