Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se vala ekstreme e të nxehtit në Evropë ka shkaktuar mbi 1,300 vdekje që nga 21 qershori.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, ndërsa rreth 150 milionë njerëz po përballen me temperatura ekstreme.
“Mbi 1.300 vdekje shtesë janë regjistruar që nga 21 qershori dhe lidhen me temperaturat e larta në Evropë”, shkroi Tedros në rrjetin X.
“Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me ritëm dy herë më të lartë se mesatarja globale. Aktualisht, 150 milionë njerëz jetojnë nën ndikimin e vapës ekstreme – qindra kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet energjetike po mbingarkohen”, ka shkruar ai.
Europe is the fastest-warming continent on Earth, heating at twice the global average. Right now 150 million people are living under extreme heat, hundreds have died, schools are shut, grids are buckling.
Driven by climate change and global warming, the phenomenon of the…
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) June 28, 2026
Temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius në disa vende si Gjermania, Polonia dhe Çekia, duke shkaktuar ndërprerje të transportit, probleme me furnizimin me energji elektrike dhe masa të jashtëzakonshme nga autoritetet.
Sipas Tedrosit, valët e të nxehtit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa Reuters raportoi se kjo mund të jetë vala më e rëndë e regjistruar ndonjëherë në Evropë.



