Koci: VV nuk i ka numrat për të dalë nga kriza politike (VIDEO)

Njohësi i çështjeve politike Daniel Serwer, dha një mesazh të qartë në kryeqytetin kosovar për elitën politike të vendit.

Serwer tha se duhet të bëhen kompromisi dhe të formohen institucionet e reja.

Kjo deklaratë, por edhe çështje të tjera u trajtuan sonte në Edicionin Special në Klan Kosova me analistin Melazim Koci.

Koci tha se e sheh të vështirë krijimin e institucioneve dhe daljen nga kriza politike.

“80 numra, për t’i siguruar 80 numra mendoj që Vetëvendosja nuk ka. Po supozoj se Vetëvendosje i ka 62 mandate me ato që i merr të pakicave joserbe. Duhen edhe 18. AAK-ja nuk i ka 18, LDK-ja i ka 18 por ka brenda deputet që nuk subordinohen, s’paku 3 a 4 e dimë që nuk e mbështetin. LDK-VV i bëjnë 80 numra dhe mjafton të mungojë një dhe bie ky kombinim”, deklaroi Koci në Klan Kosova.

Ai shtoi se as në PDK nuk ka unitet të plotë.

Latest news
Related news