Këngëtari i njohur shqiptar Butrint Imeri ka humbur gjyshen e tij.
Lajmin e hidhur ai e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku publikoi një fotografi të gjyshes së ndjerë të shoqëruar me fjalë plot mall dhe mirënjohje.
Në mesazhin e tij, Butrinti shpreh falënderim për dashurinë, ngrohtësinë dhe kujtimet që ka ndarë me gjyshen, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë pjesë e shpirtit dhe zemrës së familjes së tyre.
“Do të më mungosh përjetë”, shkruan artisti në dedikimin emocional, ndërsa i lutet Zotit që ta mëshirojë dhe t’i dhurojë parajsën e merituar. /Klankosova.tv



