Chalobah drejt largimit nga Chelsea, Como bën ofertë zyrtare

E ardhmja e Trevoh Chalobah duket larg “Stamford Bridge”.

Mbrojtësi anglez është një nga emrat që mund të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, ndërsa Como ka hedhur hapin e parë konkret duke dorëzuar ofertë zyrtare për kartonin e tij. Sipas raportimeve të fundit, klubi italian i drejtuar nga Cesc Fabregas ka paraqitur tashmë propozimin e parë te londinezët.

Chelsea është e gatshme të dëgjojë oferta për 26-vjeçarin, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin. Chalobah ishte një nga mbrojtësit më të aktivizuar sezonin e kaluar, por drejtuesit e “Bluve” nuk e konsiderojnë më të paprekshëm në merkato. Interi po monitoron gjithashtu situatën dhe mund të futet në garë për nënshkrimin e mbrojtësit anglez.

“Nerazzurrët” e kanë ndjekur prej kohësh Chalobah dhe raportohet se po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, duke e konsideruar një alternativë serioze për repartin defensiv.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Como do të arrijë të bindë Chelsean, pasi ekziston ende një diferencë mes vlerësimit që klubi anglez i bën lojtarit dhe shumës që italianët janë të gatshëm të paguajnë.

Latest news
Related news