Clark në Hagë: Akuzat për trafikim organesh qesharake, ishte fushatë dezinformimi e rusëve!

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë për të vërtetën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bindur në deklaratat e tij, që i tha para Gjykatës Speciale sot dhe dje.

Pas pyetjeve të prokurorit të specializuar, Clark ka dhënë përgjigje në pyetjet plotësuese të Lluka Misetiq, avokatit të Hashim Thaçit, për çështjen e akuzave për trafikim organesh.

Ish-komandanti i NATO-s u shpreh i bindur se këto akuza ishin një fushatë dezinformimi e madje edhe qesharake, që siç tha ai, në një fushatë ajrore bombardimesh, të bëhej trafikimi i organeve.

Pyetjet e Misetiqit dhe përgjigjet e Clark për këtë çështje 

Avokati: Mund të na tregoni çfarë kishit dëgjuar për këtë lëndë gjyqësore në gusht për trafikim organesh

Clark: Mendova se dikush kishte prova konkrete për këtë akuzë.

Avokati: Dhe ju thatë që ishte një fushatë dezinformomi?

Clark: Po.

Avokati: Pse mendoni që çështja e trafikimit të organeve ishte fushatë dezinformomi?

Ndërhyn prokurori: Kundërshtoj, nuk është relevante

Avokati: Po ju për këtë diskutua

Gjyqtari: Rrëzohet, vazhdoni

Clark: Mendoj që ishte propozim qesharak, që në një fushatë ajrore bombardimesh, hiqeshin organet e njerëzve dhe shiteshin. S’ka kuptim. Nuk ka kuptim. Ishte dezinformim!

Avokati: Kush mendoni se e kishte nisur këtë fushatë dezinformomi?

Clark: Ata që më dhanë librin në vjeshtën e vitit 1999

Avokati: Kush ishin këta?

Clark: Këta ishin rusët.

Avokati: Ku bazoheni ju në përfundimin që Thaçi nuk mban përgjegjësi për veprimet e të tjerëve. A keni parë ndonjë urdhër drejtuar ndonjë personi?

Clark: Jo.

Avokati: A keni parë ndonjë dokument nga ana e prokurorit gjatë kundër pyetjeve që ju shtyn të mendoni se zoti Thaci mund të ketë qenë komandant ushtarak?

Clark: Jo.

Avokati: Ndonjë nga dokumentet që ju tregoi prokurori, a ju vuri në pikëpyetje përfundimet tuaja sa i përket përgjegjësisë penale të zotit Thaçi?

Clark: Jo./Klankosova.tv

The post Clark në Hagë: Akuzat për trafikim organesh qesharake, ishte fushatë dezinformimi e rusëve! appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news