Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka përmendur Marrëveshjen e Abrahamit “kalimthi” gjatë një telefonate me udhëheqësit rajonalë të shtunën dhe i inkurajoi vendet e tyre të bashkoheshin.
Kështu i ka thënë CNN-it një burim i njohur me çështjen.
Sipas këtij burimi, siç raporton CNN, Trump nuk e ka ngritur atë si një kusht të marrëveshjes me Iranin.
Marrëveshjet e Abrahamit janë një seri marrëveshjesh që normalizojnë marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa prej fqinjëve të tij arabë, përfshirë Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pas kërkesës së Trump në Truth Social, një burim saudit tha se qëndrimi i tyre ndaj Marrëveshjeve të Abrahamit nuk ka ndryshuar. Duhet të ketë një rrugë të pakthyeshme drejt një shteti palestinez.
Një burim tjetër rajonal tha se disa vende mund të jenë të hapura për t’u bashkuar me Marrëveshjet e Abrahamit, por me kushte në lidhje me veprimet izraelite në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban.



