Nga qyteti i Suharekës nga gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi është bërë e ditur se gjithsej janë 66 mijë votues të shpërndarë në 34 qendra votimi.
Nga shkolla “Skënder Laurasi”, përgjegjësi i kësaj qendre, Hamdi Bytyqi, ka thënë se dita e votimit po zhvillohet e qetë, pasi të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.
Sipas tij, në këtë qendër kanë ardhur me kohë edhe organet e sigurisë, ndërsa në këtë vendvotim janë rreth 8 mijë votues.



