Agjenti që mbronte zv.presidentin e ShBA-së nën hetim për rrjedhje informacionesh

Një agjent i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i angazhuar në ekipin e sigurisë së zëvendëspresidentit JD Vance, është pezulluar nga detyra dhe ndodhet nën hetim për rrjedhje të informacionit të ndjeshëm.

Lajmin e konfirmoi vetë Shërbimi Sekret, duke bërë të ditur se agjenti po përballet me një hetim të mundshëm penal për akuza që lidhen me komprometimin e sigurisë operative dhe të informacionit.

Autoritetet nuk kanë zbuluar se çfarë informacioni dyshohet se është rrjedhur, raportojn mediat ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Rasti vjen në një kohë kur agjencia po përballet me një rritje të ndjeshme të kërcënimeve ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance, të cilët gëzojnë mbrojtje 24 orë në ditë.

Drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran, deklaroi se agjencia po operon në mjedisin më të rrezikshëm të kërcënimeve gjatë karrierës së tij 24-vjeçare.

Sipas tij, niveli i rrezikut është “jashtë çdo parashikimi”, ndërsa kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë janë shtuar ndjeshëm.

Curran bëri të ditur se që nga janari janë hapur afro 10 mijë hetime për kërcënime.

Sipas zyrtarëve, shumica e tyre burojnë nga rrjetet sociale dhe platformat online, ndërsa faktorët kryesorë përfshijnë ekstremizmin ideologjik, individët që veprojnë të vetëm, aktorët e huaj dhe personat me probleme të shëndetit mendor.

Latest news
Related news