Haxhiu pritet ta bëjë sot publike datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pritet që sot në konferencën për media që pritet të mbahet nga ora 11:00 ta bëjë publike datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Dy ditë më parë, Haxhiu deklaroi se vendimi për caktimin e seancës do të merret gjatë së premtes, duke bërë të ditur se ajo do të mbahet në javën e parë të muajit gusht.

“Seanca do të caktohet për javën e parë të gushtit “Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu, në orët e vona të së martës në Prizren, raporton Kosova Press, transmeton Klankosova.tv.

Ajo bëri me dije se nuk është nxituar të caktojë seancën me arsyetim që partitë të kenë mjaftë kohë për të negociuar rreth zgjedhjes së presidentit./Klankosova.tv

Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Latest news
Related news