Vjedhjet s’kanë të ndalur – mërgimtarit nga Zvicra ia zhdukin armën nga shtëpia në MamushëSinjali

Vala e vjedhjeve në Kosovë nuk po ndalet. Viktima e radhës është një mërgimtar nga Zvicra, i cili, pasi erdhi për pushime në vendlindje, zbuloi se arma që e posedonte me leje ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Mamushë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S. A, 44 vjeçar, ndërsa rastin në Polici e ka raportuar bashkëshortja e tij.

Sipas informacioneve, familja jeton në Zvicër dhe shtëpinë në Mamushë e shfrytëzon gjatë pushimeve. Kur kanë kontrolluar vendin ku e mbanin armën, kanë konstatuar se ajo nuk ndodhej më aty, çka i shtyu ta denoncojnë rastin në Polici.

Arma e zhdukur është e modelit Rex Alpha 9 mm, prodhim Arex, e poseduar me leje dhe, sipas burimeve, ka qenë pa municion.

Pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news