Courtyard by Marriott Prishtina Hotel nga Marriott International – Mikpritje moderne në Prishtinë, tani me brand ambasadore Jori Dellin!

Brendi ndërkombëtar Marriott International ka zyrtarizuar praninë e tij të dytë në Kosovë me hapjen e Courtyard by Marriott Prishtina , një investim i realizuar nga investitorë shqiptarë të cilët vazhdojnë të dëshmojnë vizionin dhe përkushtimin e tyre për ngritjen e standardeve të mikpritjes në vend.

Hoteli hapi dyert në maj të vitit 2025 dhe tashmë, vetëm pak muaj pas hapjes, po mirëpret mysafirë nga e gjithë bota – si për udhëtime biznesi, ashtu edhe për qëndrime relaksuese.

I vendosur në një lokacion strategjik në zemër të Prishtinës, Courtyard është konceptuar si një city hotel modern, i përshtatur për ata që udhëtojnë shpesh, kanë axhenda të ngjeshura, por nuk bëjnë kompromis në komoditet dhe stil.

Hoteli ofron:

  • 120 dhoma moderne – nga dhomat standarde deri te executive suitat
  • Spa luksoze me pishinë, jacuzzi, sauna finlandeze, relax salt room, steam room dhe shock bath
  • Restaurant Esteria a la carte me meny të pasur mediterane dhe internationale 
  • Mëngjes të bollshëm dhe të shijshëm çdo ditë
  • Katër salla konferencash për evente biznesore apo personale
  • Fitness center i avancuar, me inteligjencë artificiale që përshtat programet sipas nevojave të secilit
  • Konceptin ditor të Business Lunch, për ata që kërkojnë efikasitet dhe shije të veçantë

Brand Ambasadorja Jori Delli

Për kampanjën e parë zyrtare, Courtyard by Marriott Prishtina ka zgjedhur si brand ambasadore – Jori Delli, një figurë publike dhe influencuese me bashkëpunime të shumta me brende luksoze globale, aktualisht në kulmin e karrierës së saj.

Në deklaratën e saj për këtë bashkëpunim, Jori thekson:

Kur pranova bashkëpunimin me Courtyard by Marriott Prishtina, e pashë veten si një kliente që natyrshëm do ta zgjidhte këtë hotel për qëndrimet e mia në Kosovë. Ai përputhet me stilin tim të jetesës dhe ritmin tim të ngarkuar.

Jori përfaqëson konceptin e hotelit – një hapësirë që përzien komoditetin, elegancën dhe funksionalitetin për udhëtarët e ditëve moderne.

Ky është hoteli i dytë i hapur në Kosovë nën ombrellën e Marriott International, pas suksesit të Four Points by Sheraton Prishtina City, i hapur në vitin 2020 në lagjen Marigona Residence.

Përmes këtyre investimeve të rëndësishme, Kosova po shndërrohet në një pikë të fortë të mikpritjes dhe turizmit në rajon, duke sjellë brendet më prestigjioze globale në zemër të Ballkanit.

Për më shumë rreth Courtyard By Marriott Prishtina Hotel informohuni këtu apo në numrin 038 790 000!

  • Ky artikull është i sponsorizuar

The post Courtyard by Marriott Prishtina Hotel nga Marriott International – Mikpritje moderne në Prishtinë, tani me brand ambasadore Jori Dellin! appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news