Vdekja e Emin Rizës, Haradinaj: Humbje e madhe për shkencën albanologjike dhe mbarë shqiptarinë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të akademikut Emin Riza.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Riza, si bir i Gjakovës dhe i profesorit të madh Selman Riza, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për kombin, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte njeriu që me dekada mbrojti vlerat e arkitekturës tonë popullore dhe historinë e qyteteve tona tradicionale. Vepra dhe studimet që na la pas, veçanërisht për trashëgiminë e Gjakovës dhe Kosovës, janë dëshmi e fortë e rrënjëve tona. Humbje e madhe për shkencën albanologjike dhe për mbarë shqiptarinë. Pushofsh në paqe, Profesor!”, ka shkruar ai.

Latest news
Related news