Dalin pamjet: Elijona dhe Klodi bashkë drejt Turqisë?

Dy ish-finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi duket se kanë nisur një udhëtim së bashku.

Pas spekulimeve se ata kanë nisur një romancë bashkë, të dy kanë postuar fotografi nga i njëjti avion në llogaritë e tyre në Instagram.

Klodi nuk e zbuloi destinacionin, ndërkaq Elijona bëri të ditur se ka marrë rrugë drejt Stambollit të Turqisë.

Pavarësisht daljeve të përbashkëta, ata ende nuk ka bërë një konfirmim zyrtar rreth raportit të tyre./Klankosova.tv

Latest news
Related news