“Dardanët” me mesazh të fuqishëm në sfidën Kosovës – Islandë

Tifozët e kombëtares së Kosovës, e kanë shfaqur një mesazh në fillim të ndeshjes ndaj Islandës.

“Djemtë që i dalin Zot vendit janë këtu, atdhedashurinë nuk e lëmë me u tregtu”, kanë shkruar “Dardanët”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo sfidë është e vlefshme për fazën “Play-Off” të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e cila do të marrë rezultat më të mirë në dy ballafaqimet e ndërsjella, edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League, do të luaj në Ligën B.

Pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me rezultat 1-1, pas realizimet e Lumbardh Dellovës dhe Orri Oskarsson.

The post “Dardanët” me mesazh të fuqishëm në sfidën Kosovës – Islandë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news