Dashuria dhe futbolli nuk shkojnë bashkë për rivalët – thonë tifozët

Më shumë se një e pesta e tifozëve të futbollit nuk do të dilnin me dikë që mbështet një ekip rival.

Një sondazh me 2 mijë tifocë tregoi se 38% gjithmonë e pyesin një person me të cilin po dalin nëse ndjekin ndonjë klub futbolli, që në fazat e hershme të takimit.

Rreth 36% e bëjnë këtë për të vendosur nëse është një “dealbreaker”, ndërsa 23% e pyesin për shkak të mendimit të familjes ose shoqërisë, transmeton Klankosova.tv.

Ky “obsesion” për të gjetur një shok skuadre reflektohet edhe në të dhënat e aplikacionit happn, ku futbolli rezulton si hobi i dytë më i shpeshtë në profilet e përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjetjet e OnePoll.com tregojnë gjithashtu se gratë (15%) kanë më shumë gjasa të pyesin në takimin e parë se cilin ekip mbështet tjetri, krahasuar me burrat (11%).

Prej tyre, 6 në 10 gra e bëjnë këtë për të parë nëse kanë interesa të përbashkëta, ndërsa 41% e burrave për të shmangur një “dealbreaker”(prishës marrëveshjesh) nëse nuk mbështesin të njëjtin ekip, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news