Instituti i Evropës Juglindore për Shkenca Shëndetësore dhe Sociale, në bashkëpunim me Kolegjin Heimer, po mban një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike, fokusuar në politikat dhe programet shëndetësore.
Në këtë takim marrin pjesë kryesisht kandidatë nga partitë politike që kanë lidhje më të ngushta me fushën e shëndetësisë, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë, bie në sy mungesa e përfaqësuesve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosjes.
Qëllimi i diskutimit është shpalosja e politikave shëndetësore, informimi i qytetarëve për planet dhe investimet në sektorin e shëndetësisë, si dhe krijimi i një platforme për debat mbi përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.
Një kronikë më të zgjeruar me të gjitha premtimet e mbledhura nga të gjitha partitë prezente, raportuar nga gazetarja Endrita Bajrami, do mund t’a ndiqni në edicionin qendror të lajmeve.
The post Debati parazgjedhor: Çfarë shëndetësie premtojnë partitë? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



