Debutimi i Afrim Tovërlanit nuk e shpëton Prishtinën nga kriza

Prishtina u mposhtë në xhiron e 15-të në Albi Mall Superligë nga Prishtina e Re me rezultatin 4-1. Kjo ishte ndeshja e katërt rresht pa fitore për “Plisat”, të cilët mbeten edhe më tutje në pozitën e parë të rënditjes.

Dueli mes ekipeve kryeqytetase poashtu ishte interesant, pasi përballi dy trajner debutues, teksa Qëndrim Kida që mori para katër ditësh drejtimin e Prishtinës së Re doli me kokën lartë nga ky takim ndaj trajnerit me shumë përvojë Afrim Tovërlanit, i cili u rikthye në stolin e Prishtinës pas një periudhe të gjatë nën drejtimin e Kosovës u21.

Ndeshja nisi me një autogol të Prishtinës qysh në sekondat e para kur Bueye dërgoi topin në portën e tij, derisa në minutën e 23-të, Amos Dadet shënoi supergol për 2-0, transmeton Klankosova.tv.

Prishtina ngushtoi rezultatin me realizimin e Taipit, mirëpo kapiteni Prençi shënoi me kokë për avantazhin 3-1 të Prishtinës së Re në përfundimin e pjesës së parë. Në 45 minutat e pjesës së dytë, përkundër rasteve të shumta u shënua vetëm një gol.

Donat Hasanaj dërgoi topin në rrjete nga një goditje indirekte për rezultatin final 4-1. Kjo ishte vetëm fitorja e katërt sezonale për Prishtinën e Re.

The post Debutimi i Afrim Tovërlanit nuk e shpëton Prishtinën nga kriza appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news